Projekti “Parandalimi i ndotjes nga plastika në Ishujt Sazan dhe Kune-Vain” synon reduktimin e
ndotjes nga mbetjet plastike në ishujt Sazan dhe Kune-Vain përmes parandalimit, monitorimit
dhe përfshirjes aktive të aktorëve lokalë.
Objektivat specifike përfshijnë:
- Mobilizimin e komuniteteve lokale për të trajtuar ndotjen detare,
Monitorimin e mbetjeve në plazhe përmes një qasjeje shkencore qytetare, - Reduktimin vullnetar të përdorimit të plastikës njëpërdorimshe nga të paktën 100
biznese të sektorit HoReCa dhe udhëtimeve turistike me varka, - Rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi ndikimin e mbetjeve plastike.
Rezultatet e pritshme përfshijnë:
- Krijimi i një Komuniteti Praktike (CoP) për të udhëhequr veprimet lokale,
- Realizimi i 4 monitorimeve të plazheve dhe raportimi i të dhënave në EMOdnet,
- Përfshirja dhe auditimi i 100 bizneseve për reduktimin e plastikës,
- Organizimi i aktiviteteve sensibilizuese dhe pastrimi në të dy ishujt, me të paktën 500 kg
plastikë të hequr nga natyra.
Projekti zbatohet nga Milieukontakt Shqiperi dhe ETMI, në kuadër të thirrjes BeMed për
projektet në Ishujt Mesdhetarë dhe mbështetet nga Fondation Prince Albert II de Monaco dhe
partnerët e saj. Kohëzgjatja e projektit është 24 muaj.