Organizatat zbatuese: Mlieukontakt Shqipëri dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Bashkitë ku do të zhvillohet projekti: Bashkia Lushnje dhe Bashkia Fushë Kosovë.
Periudha: Janar – Tetor 2024
Objektivi i projektit:
Nxitja e një ndryshimi transformues në qëndrimet dhe sjelljet në lidhje me mbrojtjen e natyrës dhe praktikat e qëndrueshme tek të rinjtë dhe promovimi i një stili jetese të qëndrueshëm.
Informimi/edukimi dhe angazhimi i të rinjve në Lushnje dhe Fushë Kosovë për rëndësinë e një mjedisi të pastër, si një komponent thelbësor që garanton një cilësi të mirë jetese dhe me standarde.
Rritja e bashkëpunimit midis komunitetit dhe bashkive për përmirësimin e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij, duke vepruar veçanërisht për klimën, tokën dhe ujin.
Disa nga aktivitetet kryesore që do të realizohen janë:
- Edukimi Mjedisor – Orë të hapura mjedisore, informimi/edukimi i brezit të ri për shëndet të mirë, qytete dhe komunitete të qëndrueshme, veprime konkrete për klimën, jetën në ujë dhe tokë, menaxhimin e mbetjeve (ndarja në burimi, ripërdorimi, riciklimi).
- “Atelier 2024”, pritet të marrin pjesë 60 të rinj nga çdo shkollë. Të rinjtë do të ftohen të punojnë për të përgatitur produkte të ndryshme ku do të përdoren materiale të riciklueshme. 5 punimet më të mira do të shpërblehen me dhurata, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
- Aktivitete pastrimi me nxënësit e shkollave, prindërit dhe përfaqësues të bashkisë (Lushnje dhe Fushë Kosovë).
- Mbjellja e 100 pemëve në të dyja bashkitë për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe angazhuar brezin e ri në aksione konkrete për mbrojtjen e mjedisit.
- Organizimi i kampit veror, 3 ditor, që synon të informojë dhe angazhojë të rinjtë në mbrojtjen e natyrës duke shkëmbyer ide dhe njohuri mes tyre. Do të marrin pjesë rreth 40 të rinj nga Lushnja dhe Fushë Kosova. Do të organizohet në Lushnjë për shkak të burimeve natyrore të ofron zona.
- Pajisja e shkollave me kosha grumbullimi të mbeturinave. Çdo shkollë do të pajiset me 20 kosha (40-60 litra) për ndarjen e mbetjeve në burim.
- Vizibiliteti i projektit, promovimi i aktiviteteve në rrjetet sociale do të bëjë të mundur ndërgjegjësimin e një numri më të madh njerzish për të ndërmarrë veprime konkrete në mbrojtje të natyrës.
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).