Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në zonën e Mirditës nëpërmjet promovimit të trashëgimisë kulturore

Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në zonën e Mirditës nëpërmjet promovimit të trashëgimisë kulturore është një projekt që mbështetet nga UNOPS Shqipëri.

Ky projekt do të zhvillojë mundësitë socio-ekonomike dhe kulturore lokale si një mjet për rigjallërimin e komuniteteve dhe zhvillimin ekonomik lokal. Aktivitetet në këtë projekt do të promovojnë kulturën, traditat dhe vlerat natyrore të këtij vendi, të cilat do të bëhen të aksesueshme për publikun dhe turistët dhe mbi të gjitha duke kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik.

Kohëzgjatja e këtij projekti është 12 muaj dhe përfituesit kanë të bëjnë me rritjen e aktiviteteve dhe rinisë, turizmit, kulturës dhe edukimit të 100 grave në aftësitë tradicionale.

Vlerësimi i rezultateve dhe arritjeve të projektit kanë për qëllim prezantimin e rolit të trashëgimisë kulturore para publikut si një shtytës i zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik, gjithashtu për të perfshire autoritetet publike, modele gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme gjinore si dhe për të forcuar kapacitetet profesionale të individëve, grupeve lokale që punojnë për trashëgiminë kulturore, zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmin.

Për sa i përket grupit të synuar do të jenë rreth 100 të rinj nga Mirdita, 20 biznese të mesme dhe të vogla, organizata të shoqërisë civile, 10 praktikues individualë të vendeve kulturore, vizitorë vendas dhe të huaj dhe autoritete publike në nivel vendor dhe kombëtar.

Forcimi i kapaciteteve profesionale të individëve dhe grupeve vendase që punojnë për trashëgiminë kulturore, zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmin kontribuon në mirëqenien ekonomike.

Projekti është në përputhje me zhvillimin lokal dhe rajonal si Plani i Përgjithshëm Vendor dhe Plani Operacional për Zhvillimin Vendor të Mirditës.

Disa prej aktiviteteve që do të zbatohen përgjatë periudhës së projektit do të jenë:

– Krijimi i grupit të punës me shumë palë dhe ekspertë të trashëgimisë lokale,

– Harta e vlerave kulturore dhe natyrore të zonës,

– Workshop dhe edukim në lidhje me përdorimin ekonomik të vendeve,

– Angazhimi dhe edukimi i të rinjve dhe grave në aftësitë tradicionale dhe si udhërrëfyes,

– Shënimi i të paktën 4 shtigjeve kulturore, historike dhe natyrore,

– Ringjallja e aktiviteteve tradicionale të artizanatit,

– Kodi QR me informacion mbi objektet kryesore kulturore, natyrore dhe historike të zonës,

– Promovimi i shtigjeve kulturore dhe natyrore,

– Panairi i produkteve të agroturizmit dhe artizanatit të zonës,

Skills

Posted on

21/03/2023

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *