Qytetarët Raportojnë mbi Ajrin dhe Zhurmat

Projekti “Qytetarët Raportojnë mbi Ajrin dhe Zhurmat” synon fuqizimin e komuniteteve në
gjashtë bashki kryesore të vendit : Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier dhe Shkodër përmes përfshirjes së tyre aktive në monitorimin alternativ të cilësisë së ajrit dhe zhurmave, si dhe advokimin për politika më efektive mjedisore në nivel lokal dhe kombëtar. Nëpërmjet përdorimit të metodologjive të thjeshtuara dhe pajisjeve të posaçme për matjen e ndotjes së ajrit dhe nivelit të zhurmave, qytetarët dhe aktivistët lokalë do të përfshihen në procesin e mbledhjes së të dhënave dhe sensibilizimit publik. Të dhënat e mbledhura do të përpunohen dhe publikohet rregullisht në platformën www.greenlungs.al, duke mundësuar akses të hapur dhe transparent për ekspertët, politikbërësit dhe qytetarët.
Objektivat specifikë të projektit përfshijnë:

  • Të rishikohen dhe të jepen rekomandime mbi dokumentat lokal dhe politikat kombëtarelidhur me cilësinë e ajrit dhe nivelin e zhurmave si dhe ndikimin në shëndet.
  • Rritja e kapaciteteve monitoruese dhe advokuese të organizatave partnere të rrjetit mbi cilësinë e ajrit urban dhe përfshirjen e komunitetit.
  • Rritje e vetëdijes të publikut për një cilësi më të mirë jete në komunitetet tona përmes fushatave ndërgjegjësuese.

Rezultatet e pritshme përfshijnë:

  • Monitorimi alternativ i 5 parametrave (PM 5 , PM 10 , CO 2 , NO 2, ,CO) për cilësinë e ajrit në 6 bashki kryesore dhe përditësimi i platformës www.greenlungs.al.
  • Hartat vizuale të ndotjes së ajrit dhe nivelit të zhurmave në 6 bashki. Raporte analitike dhe artikuj sensibilizues mbi ndikimin e ndotjes në shëndetin publik.

Periudha e zbatimit: Mars 2025 – Mars 2027
“Projekti zhvillohet në kuadër të Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me, VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo”.

Skills

Posted on

07/07/2025