“Serving society towards Sustainability”

Forcimi i menaxhimit të mbetjeve përmes planifikimit dhe rregullimit vendor në Kavajë

 

Milieukontakt Shqipëri nis zyrtarisht projektin “Forcimi i menaxhimit të mbetjeve përmes planifikimit dhe rregullimit vendor në Kavajë”, në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë!

Ky projekt synon përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Kavajë, duke adresuar sfidat mjedisore dhe nevojat e komunitetit për një qytet më të pastër dhe më të qëndrueshëm.

Në fokus të projektit do të jenë:

  • Hartimi i Planit të Integruar i Menaxhimit të Mbetjeve i Bashkisë Kavajë
  • Konsultime publike dhe përfshirje komunitare
  • Hartimi dhe miratimi i një Rregulloreje për menaxhimin e mbetjeve
  • Trajnimi i stafit vendor dhe këshilltarëve bashkiak
  • Fushatë ndërgjegjësimi mjedisor
  • Konferenca finale dhe dorëzimi i dokumenteve strategjike

Përmes këtij bashkëpunimi synohet ndërtimi i një sistemi më efikas dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve, me përfshirje aktive të komunitetit dhe institucioneve vendore.

Periudha zbatimit: Maj 2026 – Shkurt 2027

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

#Kavajë #MenaxhimiIMbetjeve #Mjedisi #ZhvillimIQëndrueshëm #BashkiaKavajë #Projekt #Riciklimi

 

Skills

Posted on

18/05/2026