Toka është në emergjencë të plotë klimatike, ky është alarmi i dhënë nga 11 mijë studiues nga e gjithë bota në një artikull apel të botuar në revistën shkencore BioScience.

Por njëkohësisht, studiuesit tregojne gjithashtu masat urgjente që duhen ndërmarrë për të shpëtuar planetin.

“Si në një spital, Toka dhe banorët e saj mund të vëzhgojnë të dhënat e tyre mjekësore të 40 viteve të kaluara dhe, pasi të shqetësohen, të mendojnë për trajtimet. Nëse ndodh e kundërta, mos mendoni për asgjë, pasi trajtimet tuaja do të varen nga persona që marrin vendime politike dhe ekonomike”, thuhet në artikullin e studiuesve.

Në përputhje me raportet e mëparshme të lëshuara edhe nga organet kompetente të Kombeve të Bashkuara (IPCC, Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimin e Klimës), studiuesit tregojnë gjashtë masa drastike dhe urgjente që, nëse ndiqen mund të na nxjerrin nga kriza.

E para ka të bëjë me sektorin e energjisë, ku karburantet fosile duhet të zëvendësohen me burime të rinovueshme me emetim të ulët, rezervat e mbetura të gazit dhe naftës duhet të lihen nën tokë.  Të eliminohen subvencionimet për ndërmarrjet e naftës dhe të vendosen taksa mjaft të larta të karbonit, për të minimizuar përdorimin e hidrokarbureve.

E dyta përfshin uljen e emetimeve të metanit, grimcave të vogla, hidro-fluoro-karburet dhe ndotësve të tjerë të klimës.

E treta ka të bëjë me mjedisin, ku sipas ekspertëve, ekosistemet si pyjet, kullotat, ligatinat, etj., duhet të mirëmbahen dhe mbrohen për të lejuar përthithjen e dioksidit të karbonit atmosferik.

Rekomandimi i katërt varet nga ushqimi. Si në raportin e fundit të Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimin e Klimës (IPCC) mënyra se si ne ushqehemi po shteron rezervat e planetit. Është e nevojshme të kalojmë në një dietë më të ekuilibruar dhe të bazuar në bimë (veçanërisht uljen e konsumit të mishit të kuq).

I pesti prek ekonominë, pasi ka ardhur koha që të shndërrohemi në një ekonomi të pavarur nga hidrokarburet, për të afruar njerëzimin pranë burimeve të biosferës dhe për ta larguar atë nga qëllimi tashmë i vjetëruar ‘përqendrimi në rritjen e produktit të brendshëm bruto’.

Dhe rekomandimi i fundit, i referohet rritjes së popullsisë, e cila vazhdon. Duhet të ndryshojmë “kursin”, sepse popullsia njerëzore akoma rritet me mbi 200,000 njerëz në ditë.

Ngjarje të jashtëzakonshme atmosferike tani po ndodhin edhe në Shqipëri, aq sa ne po përballemi me një tendencë të dukshme të ndryshimeve klimatike. Efekti kryesor, vihet re me një frekuencë më të lartë të ngjarjeve ekstreme me zhvendosje sezonale e territoriale, reshje të shkurtra e intesive dhe kalim të shpejtë nga dielli në mot të keq. Alarmi i dhënë nga studiuesit duhet dëgjuar edhe nga ne!

 

 

Spread the love