Deklaratë për shtyp – 25 gusht 2020
Në Europë, 104 milion njerëz nuk mund të gjejnë rehati në shtëpi gjatë verës, pa folur për Mesdheun, ku vala e të nxehtit është më e shpeshtë dhe e fuqishme. Varfëria energjitike shkakton shumë pamundësi për ata që vuajnë pasojat e saj: vështirësi ekonomike, pamundësi për të paguar faturat, veçim shoqëror madje edhe probleme me shëndetin. Fuqizimi i grave për të luftuar ndaj varfërisë energjitike në Mesdhe, kufizon ndikimin në shëndet e shoqëri si dhe pabarazinë gjinore, që janë dhe objektivat e vendosura nga 9 partnerët e projektit EmpowerMed. Ky projekt nis fushatën e komunikimit me nxjerrjen e faqes zyrtare dhe videos.
- Gratë si shtyllë në luftën ndaj varfërisë energjitike në Mesdhe
Varfëria energjitike është situata në të cilën një familje nuk mund të kap minimumin e duhur të nivelit të konsumit të energjisë që të përballojë nevojat themelore. 57 milion vetë në Europë janë të prekur, sidomos gratë. Projekti EmpowerMed synon të trajtojë pabarazinë gjinore duke përmirësuar kushtet e jetesës të më shumë se 10,000 njerëzve, 60% e të cilëve janë gra.
- Prani e lartë e varfërisë energjitike në zonat bregdetare të Mesdheut
Vendet e Mesdheut nuk janë më vulnerabël ndaj varfërisë energjitike vetëm nga vala e të nxehtit. Këto vende përballen me çështje si mungesa e izolimit të ndërtesave, mungesa e sistemit qendror të ngrohjes, kosto të larta për ngrohjen dhe ftohjen, strehim i papërballueshëm, punë të dorës së dytë, që çojnë në pasiguri dhe numër të lartë të të ashtuquajturve punëtorë të varfër.
- Projekti europian EmpowerMed do të ofrojë ndihmë për më të prekurit
Ndaj këtij realiteti, projekti europian EmpowerMed u hartua për të trajtuar varfërinë energjitike në Mesdhe me vëmendjen te gratë. Projekti do të ofrojë vizita në shtëpi dhe instalim falas të pajisjeve për kursim energjie. Mbledhje kolektive dhe tryeza pune të tipit ‘bëje vetë’ do të aftësojnë njerëzit në përmirësimin e mirëqenies në shtëpitë dhe bashkësitë e tyre. Përveç trajtimit praktik të varfërisë energjitike, projekti do të ofrojë rekomandime politike në nivel sistematik. Ky projekt 4-vjeçar ka bërë së bashku 9 partnerë nga 7 vende evropiane (Shqipëri, Kroaci, Spanjë, Francë, Gjermani, Itali, Slloveni) për të fuqizuar mbi 4,200 familje të prekura nga varfëria energjitike.
- Faqja zyrtare dhe video e projektit EmpowerMed paraqesin synimin e tij.
Video e projektit EmpowerMed thekson sfidat dhe aktivitetet e projektit, si dhe ndikimin e pritur. Video gjendet në këtë link:
www.youtube.com/watch?v=Nv_pT7CGsRs
Adresa e faqes zyrtare është empowermed.eu. Ajo hedh dritë mbi sfidat dhe zhvillimet në luftën ndaj varfërisë energjitike.
Të rejat nga projekti EmpowerMed mund t‘i ndiqni dhe në mediat sociale: Facebook (Empowermed.eu) dhe Twitter (@EmpowerMed.eu).
- Kontakti për shtypin
Arion Sauku
arion.sauku@milieukontakt.org
Ekspert Mjedisi dhe Planifikues Urban
Web site www.empowermed.eu / Facebook Empowermed.eu / Twitter @EmpowerMed.eu
Ky projekt financohet nga Programi i Kërkimit dhe Inovacionit Horizon 2020 të Bashkimit Evropian, kontrata Nr. 847052. Autorët janë përgjegjës të vetëm për përmbajtjen e këtij dokumenti. Nuk reflekton domosdoshmërisht mendimin e BE. As EASME dhe as Komisioni Evropian janë përgjegjës për informacionin e përdorur në të.