Milieukontakt Shqiperi, në datat 22-25 tetor mori pjesë në kuadër të projektit EmpowerMed (Horizon 2020) në takimin e palëve që u mbajt ne Barcelonë (Spanjë).

Për katër ditë, 9 partnerë nga 7 vende të Evopës u mblodhën për të diskutuar dhe njohur në fillim me sfidat lokale të varfërisë energjitike. Duke parë shtrirjen e gjerë dhe gjithëpërfshirëse të projektit, cdo organizatë pati mundësinë për ndarjen e njohurive, eksperiencave thelbësore në ngritjen e kapaciteteve, përvojave në fushën e zbutjes së varfërisë energjitike, si dhe përfshirjen e fuqizimin e komunitetit, veçanërisht të grave falë metodave që aplikohen aktualisht në Barcelonë. Takimi sigurisht kishte për qëllim edhe ndarjen e detyrave dhe roleve që do ketë çdo organizate përgjatë shtrirjes katër vjeçare të projektit në 6 zona pilote të mesdheut.

Në vendet e mesdheut, zonat bregdetare hasin një sërë sfidash në lidhje me varfërinë energjitike, natyrshëm lidhur me ngrohjen dhe ftohjen në banesa. Gjatë ditës së parë të takimit, çdo organizatë prezantoi profilin e vet, eksperiencat dhe programet që drejtojnë në projektet lokale. Shtete të tilla si Franca, Spanja, Sllovenia dhe Kroacia kishin eksperienca të mëparshme, ndërsa Shqipëria, dhe Italia startonin per herë të parë zbatimin e projekteve për varfërinë energjitike.

Për më tej, partnerët do të punojnë në identifikimin e problemeve konkrete që kanë njerëzit e prekur nga varfëria energjitike. Problemet janë të shumta dhe të ngjashme, dhe lidhen jo vetëm me anën ekonomike, por edhe me ato shëndetësore e teknologjike.

Izolimi i dobet, mungesa e sistemeve të ngrohje/ftohjes, mungesa e konceptit por edhe e të dhënave mbi varfërine energjitike, niveli i të ardhurave, ndryshimet klimatike dhe kategoritë e njerëzve më të prekur (vulnerabël, gratë, të moshuarit dhe punëtorët e varfër) janë indikatorët kryesor, që tregojnë situatën kur një familje vuan nga varfëria energjitike.

Takimeve ne ambjentet e IREC (Catalonia Institute for Energy Research) u ndërthurën me vizitën në terren së bashku me organizatën ESF (Enginyeria sans Fronteres) gjatë takimit të rradhës së asemblesë që u vinte në ndihmë familjeve apo personave që kishin hasur probleme me energjinë elektrike dhe ujin. Roli i Fondacionit kishte për qëllim të mbështesin me informacion mbi të menyrën si të lexohen faturat, të drejtat e tyre dhe të evidentonin shkaqet që kishin sjelle konsumim të lartë, duke i sugjeruar zbatimin e një seri masash praktike për përdorimin sa më efikas të energjisë dhe ujit. Takimet dyjavore luanin një rol kyç për forcimin e familjeve në adresimin e varfërisë energjetike, me një fokus të veçantë për gratë dhe shëndetin.

Qëllimi kryesor i projektit është zbatimi i këtyre masave praktike për të adresuar varfërinë energjitike, si qasje për komunitetin e Vlorës, si zonë e përzgjedhur nga Milieukontakt Shqipëri. Vizitat në terren, mbështetjet me investime të vogla dhe workshopet mbi shëndetin do jenë disa nga aktivitetet tona. Në ditët e ardhshme, do realizojme takime me aktorët lokal duke i prezantuar ku konsiston projekti, konceptin e varfërsië energjitike, ndikimin në shëndet, çfarë aktivitetesh parashikohen në zonen e Vlorës si dhe masat praktike që do planifikohen e adresohen në nivel politik kombëtar e rajonal.

 

#varfërienergjitike, #energji, #Horizon2020

Spread the love