Projekti “Mirëmbajtja e shtigjeve të unifikuara të ecjes në natyrë në Parkun Kombëtar të Dajtit dhe Divjakë-Karavasta” synon të adresojë dhe lidhë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në dy zonat e mbrojtura, duke ndihmuar, për menaxhimin dhe ruajtjen më të mirë të habitateve të tyre, përkatësisht përmirësimin e shtigjeve, për aktivitetet e ecjes dhe kontribuar për një qëndrueshmëri afatgjatë. Përgjatë zbatimit të projektit në qendër të vëmendjes do të jetë ruajtja e biodiversitetit, vlerave natyrore dhe kulturore në të dy zonat.
Sektori: mjedisi, turizmi, biodiversiteti
Periudha e zbatimit: 11.05.2021 – 10.12.2021
Mbështetur nga: United Nations Development Program