Premtimet elektorale për mjedisin përgjatë zgjedhjeve të 25 prillit, 2021

Identifikimi, mbledhja dhe publikimi on-line i premtimeve elektorale për mjedisin, të legjislaturës 2021-2025 përkrah atyre të bëra përgjatë legjislaturës 2017-2021 është projekt i mbështetur nga Fondacioni për Demokraci Westminister.Për të mbledhur të gjitha premtimet e bëra nga legjislatura, e cila do të fillojë punën në shtator të këtij viti, do të shfrytëzohen platformat dhe komunikimet zyrtare me partitë politike, mediat, takimet me organizatat e shoqërisë civile, të cilat kanë punuar ose po punojnë me premtimet e bëra për mjedisin nga kandidatët fitues të zgjedhjeve të 25 prillit. Pasi premtimet të mblidhen, ato do të paraqiten në një database, i cili do të lidhet me faqen e organizatës Milieukontakt, ku të gjithë aktorët e interesuar mund të shohin premtimet e bëra për mjedisin, nga një forcë e caktuar politike, kohën dhe vendin që është bërë premtimi.  Në database do të bëhet gjithashtu një vlerësim i vazhduar nëse premtimet e bëra për mjedisin janë përmbushur përgjatë legjislaturës 2021-2025.

Sektori: mjedisi

Periudha e zbatimit: 22.062021 – 23.12.2021

Mbështetur nga: Westminster Foundation for Democracy Limited

Skills

Posted on

19/08/2021

Submit a Comment

Your email address will not be published.