Monitorimi i nivelit të mërkurit në Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa

Qëllimi i projektit: Hartëzimi i nivelit të Mërkurit në sedimentet dhe biotën e lumit Vjosa dhe degëve të saj, si rezultat i ndotjes antropogjene nga shumë burime, dhe informimi e ndërgjegjësimi i publikut për ndikimin e mërkurit në shëndet dhe mjedis.

Bazuar në rëndësinë e monitorimit të nivelit të merkurit në Shqipëri, Milieukontakt do të bëjë një hartë të nivelit të merkurit në pellgun e Lumit Vjosa. Lumi Vjosa konsiderohet si lumi i fundit i egër në Evropë, për mbrojtjen e tij ka pasur ndjeshmëri në nivel botëror. Përgjatë rrjedhës së tij ka shkarkime të ujërave të zeza (pa trajtim) nga një sërë qendrash urbane, si Gjirokastër, Përmet, Memaliaj, Tepelën etj., të cilat njihen përgjithësisht për nivelin e lartë të ndotësve. Zona e Memaliajt, duke qenë prej vitesh minierë qymyri, ka kontribuar në depozitimin e ndotësve të ndryshëm. Qymyri dihet se përmban metale të rënda dhe merkur. Lumi Vjosa dhe degët e tij kalojnë pranë qyteteve të Vlorës dhe Fierit, të ekspozuar ndaj aktiviteteve industriale (përfshirë Hg). Vlerësimi shkencor dhe cilësor i ujit të Vjosës, do të ndërgjegjësoj politikën dhe aktorët e tjerë për të mbrojtur dhe ruajtur ekosistemin duke i dhënë statusin më të lartë të Parkut Kombëtar (IUCN kategoria II).

Periudha e zbatimit Korrik 2023 – Shtator 2024

Ky projekt është financuar nga Global Environment Facility/Small Grants Programi “GEF/SGP”

Skills

Posted on

24/11/2023