Ekosistemi i Komunikim – Informimit Mjedisor “ECIM”

Arritjet kryesore të projektit
– Fushata me takime në komunitet dhe me tregtarët, anketime, informim mes medias sociale.
– Nxjerrja e shkallës së informimit dhe dhënia e një informacioni më të plotë mbi rrezikshmërinë që sjellin kimikatet në jetën tonë.

Objektivat e projektit:
1) Informimi dhe ndërgjegjësimi i publikut, qytetarëve, nxënësve të shkollave dhe tregtarëve në lidhje:

a) me rrezikshmërisë mbi përdorimin e pakontrolluar apo të pakujdesshëm të produkteve apo detergjenteve, të cilat nëse nuk përdoren sipas udhëzimeve që përmbajnë etiketat e tyre mund të rezultojnë shumë të rrezikshme për shëndetin dhe për mjedisin që na rrethon;
b) mbi energjinë (burimet dhe llojet e saj) dhe si ta përdorim atë në mënyrë efiçente, avantazhet që sjell jo vetëm në mjedis por edhe në ekonominë familjare dhe më gjerë.

2) Nxjerrja në pah me anë të procesit të anketimit të shkallës së informimit të publikut të gjerë mbi: a) rrezikshmërinë që paraqesin prania e kimikateve në produktet e ndryshme që qytetarët përdorin në jetën e përditshme; b) shkallën e njohurive të qytetarëve mbi efiçencën e energjisë në vendin tonë.

Periudha: Maj-Dhjetor 2013

 

 

Skills

Posted on

07/02/2019