Rrjeti i monitorimit të rrezikut të eutrofikimit të ujrave detare (IPA GREQI-SHQIPËRI)

Rrjeti Satelitor i Monitorimit në Kohë Reale të Rrezikut të Eutrofikimit të ujrave detare në zonën ndërkufitare Shqipëri-Greqi

Arritjet kryesore të projektit
– Zbatimi i Direktivës kuadër të Ujit dhe asaj INSPIRE, bashkëpunimi dhe koordinimi mes institucioneve
– Monitorimi statelitor i ujrave detare dhe validitimi përmes kampioneve të marra në zona të ndryshme të bregdetit të jugut
– Të dhëna reale dhe në kohë për cilësinë e ujrave bregdetare
– Adresimi iproblemeve dhe marrja e masave ne lidhje me eutrofikimin e ujrave.

Objektivat e projektit:

• Të vendosë bashkëpunimin në nivel të lartë mes dy vendeve dhe drejtimi i marrëdhënieve bilaterale drejt gjetjes së zgjidhjeve për problemet e përbashkëta.
• Të zbatojë një plan të koordinuar për mbrojtjen e mjedisit duke adresuar problemin e përbashkët të rrezikut të eutrofikimit mbi të gjitha ujërat detare bregdetare të zonës përfituese të programit IPA CBC.
• Të ndihmojë autoritetet përgjegjëse që të jenë në përputhje me direktivat e BE-së dhe legjislacionin kombëtar.
• Të përdorë zhvillimet e teknologjisë për vëzhgimin e Tokës dhe TIK, duke i integruar ato në punën e përditshme të Administratës Publike.
• Të integrojë njohuri shkencore specifike në zgjidhjen e problemit të përbashkët mjedisor.
• Të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për nevojën e mbrojtjes së ujrave bregdetare

Periudha: Shtator 2014 – 2016

 

 

Skills

Posted on

08/02/2019