Nxitja për qeverisje të mirë dhe masat anti-korrupsion

Arritjet kryesore të projektit

– Informimi i komunitetit mbi të drejtën e informimit dhe të drejtën e ankimimit.
– Informimi i komunitetit dhe palët lokale të interesuara për evidentimin mbi praktikat abuzive dhe korruptive dhe mënyrat e kundërshtimit të këtyre praktikave.
– Rritja e aktivizimit të komunitetit dhe palëve të interesuara lokale në rritjen e vëmendjes kundrejt aktivitetit të administratës publike lokale duke ndikuar në rritjen e cilësisë dhe mirëfunksionimit të saj
– Studim i realizuar nga ekspertë të shoqërisë civile dhe një ekpert ligjor mbi mbi të drejtën e informimit dhe të drejtën e ankimimit të komunitetit dhe evidentimi mbi praktikat abuzive dhe korruptive në administratën publike.

Objektivat e projektit

  • Të informojë komunitetin rreth të drejtës së tyre për informim dhe të drejtën e tyre për ankimim.
  • Projekti gjithashtu do të rrisë aftësinë e komunitetit për të njohur praktikat abuzive e korruptive dhe për t’u rekomanduar autoriteteve lokale për zbatimin e këtyre mësimeve në përditshmëri.

Periudha: Janar 2018 – Qershor 2018

 

 

Skills

Posted on

20/03/2019