Ky projekt është mbështetur financiarisht nga REC, në kuadër të projektit ACHIEVE -Shoqëria CivileShqiptarepër njëmjedisevropian.
Kohëzgjatja: 12 Muaj
Shqipërisë i mungon një informacion dhe pjesëmarrje efektive të publikut duke cuar në shoqata mjedisore dhe individeve te dobet. Kjo vihet re sidomos në zhvillimin e projekteve të HEC-eve, që për shkak të mungesës së njohurive ligjore mjedisore, procesi i pjesëmarrjes të publikut ka rezultuar konfliktual në komunitetet e prekura.
Projekti në fjalë do të fuqizojë organizatat mjedisore lokale duke ofruar shërbime ligjore falas, duke inkurajuar aktivitete me pjesëmarrje, transferimin e metodologjisë në monitorimin e gjendjes së mjedisit dhe rritjen e njohurive mbi legjislacionin horizontal për të lobuar dhe advokuar për përafrim me BE.
Partnerët
Milieukontakt Albania
Milieukontakt Shqipëri ka më shumë se 16 vjet eksperiencë në sektorin e shoqërisë civile dhe me autoritetet vendore në çështjet e mjedisit, natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Tre elemente udhëheqës kanë qenë gjithmonë në fokus të programeve të zbatuara nga Milieukontakt Shqipëri: (i) ngritja e kapaciteteve, (II) pjesëmarrja e publikut dhe (III) problemet mjedisore.
Eco Albania
Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania) është një organizatë mjedisore jo-qeveritare. E krijuar si një iniciativë e përbashkët e profesorëve të Departamentit të Biologjisë, Universiteti i Tiranës dhe grupit të punës në Shqipëri të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, ka si mision përforcimin e bashkëjetesës miqësore mes njeriut dhe natyrës në Shqipëri. Më shumë në: www.ecoalbania.org.
Lex Ferenda
Qendra Lex Ferenda është një organizatë jofitimprurëse e krijuar në vitin 2011 nga një grup juristësh të rinj me qëllim që të ndërmerrnin nisma që nxisin përmirësimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në Shqipëri. Qendra punon për të mbrojtur vlerat demokratike të një shoqërie të hapur dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
https://facebook.com/Lex_Ferenda_492785940925887
Objektivi i Përgjithshëm i Projektit
Përmirësimi i një rrjeti aktiv të shoqatave mjedisore në Shqipëri për të monitoruar dhe promovuar zbatimin e legjislacionit horizontal.
Objektivat Specifikë të Projektit
- Krijimi i një rrjeti të fortë dhe të përgjegjshëm të shoqatave mjedisore për të punuar së bashku për legjislacionin horizontal.
- Rritja e kapaciteteve te shoqatave mjedisore në çështje gjyqësore strategjike, duke i ofruar këshillim ligjor dhe përfshirje të komunitetit.
- Monitorimin e zbatimin të raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis në projektet e përzgjedhura me ndjeshmëri mjedisore.
- Adresimin e gjetjeve të projektit në politika konkrete dhe propozime ligjore për autoritetet qeveritare dhe institucionet.