Milieukontakt Shqipëri nis zyrtarisht projektin “Forcimi i menaxhimit të mbetjeve përmes planifikimit dhe rregullimit vendor në Kavajë”, në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë!
Ky projekt synon përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Kavajë, duke adresuar sfidat mjedisore dhe nevojat e komunitetit për një qytet më të pastër dhe më të qëndrueshëm.
Në fokus të projektit do të jenë:
- Hartimi i Planit të Integruar i Menaxhimit të Mbetjeve i Bashkisë Kavajë
- Konsultime publike dhe përfshirje komunitare
- Hartimi dhe miratimi i një Rregulloreje për menaxhimin e mbetjeve
- Trajnimi i stafit vendor dhe këshilltarëve bashkiak
- Fushatë ndërgjegjësimi mjedisor
- Konferenca finale dhe dorëzimi i dokumenteve strategjike
Përmes këtij bashkëpunimi synohet ndërtimi i një sistemi më efikas dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve, me përfshirje aktive të komunitetit dhe institucioneve vendore.
Periudha zbatimit: Maj 2026 – Shkurt 2027
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
#Kavajë #MenaxhimiIMbetjeve #Mjedisi #ZhvillimIQëndrueshëm #BashkiaKavajë #Projekt #Riciklimi