EUCENA – Akademia e Energjisë për Qytetarët e Europës

 

Projekti “Akademia e energjise për qytetarët e Europës” ka për qëllim diversifikimin e levizjes së qytetarëve për energjinë në Europë, duke u fokusuar në krijimin dhe transferimin e njohurive ndërmjet Evropës qëndrore dhe asaj juglindore. Akademia do të ofrojë njohuri dhe mjete për ndërtimin e komuniteteve, zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre. Praktikat më të mira do të tregojnë si mund t’i tejkalojnë barrierat për energjinë e qytetarëve. Workshope dhe sesione trainimi do të realizohen në Shqipëri, Greqi dhe Gjermani. Akademia do të realizojë ngritjen e kapaciteteve në vendet e Evropës juglindore për të replikuar eksperiencën. Dy shkollat verore që do të mbahen do të rrisin bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Evropes juglindore ku komunitetet e energjisë sapo kanë nisur, dhe Evropës qëndrore që tashmë ka një traditë të këtyre komuniteteve, për të diversifikuar komunitetet e energjisë ndërmjet shteteve. Një qasje gjithëpërfshirëse do të angazhojë qytetarët e moshave, gjinive, niveli socio-ekonomik dhe grupeve etnike të ndryshme për të tejkaluar varferinë dhe mobilitetin energjitik dhe pabarazinë gjinore.

Sektori: Edukim

Partnerët:

  • REScoop.eu asbl
  • Women Engage for a Common Future e.V. (WECF)
  • Bündnis Bürgerenergie e.V.
  • ELECTRA Energy – Social Cooperative
  • Milieukontakt Shqipëri

Periudha: 01.10.2020 – 30.09.2022

Vendet ku do te zbatohet projekti: Shqipëria, Gjermania, Greqia.

Mbështetur nga: Ministria Gjermane e Mjedisit, Mbrojtjes së Natyres dhe Sigurisë Bërthamore, zbatuar nga programi EUKI

Skills

Posted on

06/10/2020

Submit a Comment

Your email address will not be published.