Arritjet kryesore të projektit
- Rritja e kapacitetit të stafit në procesin e transparencës dhe llogaridhënies. Së paku në çdo drejtori u kuptoa rëndësia e transparencës ndaj qytetarëve dhe si të raportohet më mirë çdo produkt në faqen e internetit të bashkisë, si dhe të përdorin mekanizmat e dhëna nga ligji (Takimet publike, E Drejta e Informacionit dhe komisioni i përhershëm brenda bashkisë)
- Realizimi i një procesi pjesëmarrës me të dhëna nga secili specialist. Përafërsisht 25-30 persona janë përfshirë në procesin e hartimit të manualit operacional në secilën bashki.
- Përmirësimi i komunikimit të brendshëm dhe koordinimit dhe komunikimit mes-zyrave. Deri në fund të detyrës, stafi ishte i hapur duke kontribuar dhe dialoguer. Motoja kryesore ka qenë mënyra e vënies së ideve në praktikë.
Objektivat e projektit
Të rritet njohuria dhe aftësitë e përfaqësuesve të organizatave / bashkive për të udhëhequr dhe menaxhuar organizatat / bashkitë e tyre.
Periudha: Janar – Shkurt 2019
Buxheti i projektit: 3.300 USD