Pyllëzimi si zgjidhje natyrore për klimën dhe mbrojtjen e biodiversitetit në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Projekti “Pyllëzimi si zgjidhje natyrore për klimën dhe mbrojtjen e biodiversitetit në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”, zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në bashkëpunim me AKZM dhe AdZM Fier. Ai synon mbrojtjen e natyrës, ruajtjen dhe përmirësimin e degradimit të tokës në PK Divjak-Karavasta. Përgjatë aktiviteteve të tij do të pastrohen sipërfaqe të konsiderueshme në park nga mbetjet e ndryshme, ku më pas në këto sipërfaqe do të mbillen pemë pishe. Kjo ndërhyrje do të bëjë të mundur minimizimin e mbetjeve palstike një përdorimëshe dhe atyre detare, duke vendosur koshat e nevojshëm në park, si dhe nxitur turistët e komunitetin në zonë në përdorimin e çantave tekstili. Gjatë zbatimit të projektit aktorë të ndryshëm do të kenë mundësi të informohen rreth ndryshimeve klimatike, rëndësinë dhe ruajtjen e biodiversitetit në parkun e Divjak-Karavastasë.

Sektori: mjedisi dhe biodiversiteti

Periudha e zbatimit: prill – qershor 2021

Mbështetur nga: GEF (Global Enviroment Facility)

Skills

Posted on

27/04/2021

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *