Stanet e Shëngjergjit si destinacone ekoturistike

Arritjet kryesore të projektit
– Ndërtimi i një infrastrukture të re në stane duke mundësuar akomodim, ushqim, vend pushim dhe ngrënie, mundësi vendosje kampingu, banjo-dushe, ambient përpunim bulmeti në kushte familjare dhe vathë për bagëtitë. Ofrimi i kushteve më të mira për barinjtë përmes investimeve në energji, ujë, kanalizime si mundësi për tu kthyer në “guest house”.
– Prodhimi i një harte turistike outdoor të Shëngjergjit, e integruar edhe në hartën turistike të Bashkisë së Tiranës (turizmi rural dhe kulturor) në shkallën 1:50.000. Kjo duhet të jetë një hartë profesionale dhe do të jetë në tregun vendas dhe të huaj për t‘u shitur turistëve. Bashkia e Tiranës do të mbështesë me informacion turistik bizneset private të specializuara për hartat turistike dhe marketingun e tyre në tregun ndërkombëtar të librit turistik.
– Produkti turistik do të studiohet si mundësi bashkëpunimi me fshatra të tjerë brenda Njësisë Administrative dhe me fshatra të Bashkive të tjera kufitare. Shëngjegji do të promovohet për t‘u integruar edhe në turet e rëndësishme kombëtare.

Objektivat e projektit
– Përmirësimi i kushteve të jetesës në stanet e Shëngjergjit si një mundësi e kalimit të tyre në “guest house”
– Evidentimi dhe promovimi i resurseve natyrore që ka zona e Shëngjergjit

Periudha: Janar 2019 – Qershor 2019

 

 

Skills

Posted on

20/03/2019